Çupi-Ahmetajt: Hiq dorë nga propaganda e tenderave dhe laj borxhet që ke shkaktuar

Premte, 02 November 2018 17:56

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Arben Ahhmetaj që të heqë dot nga tenderat fiktivë dhe koncesionet por të lajë borxhet e mëdha të bashkive të cilat ua ka lënë ai në derë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çupi fajëson Ahmetajn për gjendjen e rëndë financiare dhe borxhet e mëdha që kanë bashkitë në vend..

Postimi i plotë:

Thirrje Ministrit Ahmetaj: Hiq dorë nga propaganda e tenderave fiktivë por paguaj borxhet e Mega-Bashkive që krijove ti me Qeverinë tënde.

Qeveria e tenderave fiktivë e koncensioneve për oborrtarët e pushtetit vijon me “performancën” në zgrip të ekonomisë shqiptare.

Ministri i mega- ministrisë së ekonomisë dhe financave cdo ditë njofton një tender apo koncension të pronave të shqiptarëve që e pasurojnë atë dhe miqtë e tij por varfëron njerëzit, tashmë e kërkon “zgjidhjen” tek pushteti vendor.

Pasi i krijoi mega-bashkitë bashkë me borxhet e mbartura nga komunat, tashmë u kërkon drejtuesve vendorë të paguajnë miliona euro borxhe duke i lënë ata në mëshirën e fatit pasi nuk mund të kryejnë dot një detyrim të tillë.

  1. Z. Ahmetaj për sa kohë rri dhe reklamon sukseset miliona euroshe të tenderave fiktivë, do të ishte mirë që thesin e parave që mbledh nga taksapaguesit shqiptarë ta shpërndash aty ku është nevoja emergjente, për ti ardhur në ndihmë pushtetit vendor, këtij të riut që krijuat ju me Reformën Territoriale.

Mos i lini me lakun në fyt bashkitë, që janë ekzaktësisht rezultat i vullnetit të kësaj qeverie, apo mos pas kësaj po fshihet ndonjë strategji ndëshkuese në prag të zgjedhjeve lokale?

Është koha për reagim e veprim jo për nëpërkëmbje e tallje me paratë e shqiptarëve, që për fatin e keq të tyre keni 5 vite që i keqmenaxhoni.

Modifikuar më Premte, 02 November 2018 17:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...