Mesazhi i Bashës për të rinjtë: Së bashku nuk do ta lejojmë shkatërrimin e vendit

Diel, 04 November 2018 10:06

Në një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe disa nga fotot e bëra në takimit më të rinj dhe të reja në Qarkun e Korçës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë një mesazh të rinjve në gjithë vendin.

“Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.

Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund!

Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.

Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit.

Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes.

Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë”, shkruan Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

Sport

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

  Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net. Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila...

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...