Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar takimin e Kryeministrit, Edi Rama i cili ishte sot për rreth një orë në Presidencë për të folur me Presidentin Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshajt.
Por Berisha e ka quajtur këtë takim si “shah nga ana e Presidentit”, pasi kryeministri sipas tij ‘vajti me bisht nën shalë”.
“Këtij i thonë shah! Me bisht nen shale ne presidence!
Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti.
Sipas mediave, kërkesës se presidentit, kryekomandantit për takim gjenerali iu përgjigj ushtarakisht: do te vije si ministër pasi te me dekretoni.
Me terma te tjera ne me njohsh si ministër te njoh për president, përndryshe nuk te njoh as si kryekomandant! Mbrëmë Kallam Dështaku u dërgoi mesazh deputeteve te tij: No coment për rrëzimin e Lleshit. Politika është shah.