Vorbulla e prishjës së objekteve në kryeqytet duket se ka prekur edhe rrugët, mes tyre edhe një prej më të njohurave në Tiranë, rrugën "Murat Toptani", e cila shërben si shëtitore për qytetarët.
Kjo është e vetmja rrugë ku nuk lejohet kalimi i automjeteve në kryeqytet, por mesa duket me projektin e ri, automjetet do të kalojnë sërish në të.
Për qytetarët ky vendim do të rishikohet, pasi rruga ruan vlera historike.
"Njifet si rrugë e qumshtit, ky thotë të shkulim".
"Të jetë pedonale sic është"
Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri prishja e pedonales është një rrugë që i hapet bashkisë së Tiranës për ndërtimin e sa më shumë kullave në kryeqytet.
Mërtiri: Për mua është një nga skandalet e mëdha që vazhdon të prodhojë qeveria e Tiranës dhe vartësi i tij Erion Veliaj. Është nevoja që kullat që do të ndërtohen me prishjen e teatrit të kenë askesin për të lëvizur me makinë.
Tenderi për konsultimin publik me objekt rikonstruksioni i rrugës Murat Toptani është shpallur në datën 18 shtator, me një fond prej 4 mln lekë. Kompania fituese do të shpallet në fund të dhjetorit, më pas do të paraqiten edhe propozimet për formën që do të ketë pedonalja./