Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. 30 qershori i vitit të ardhshëm do të jetë e diela e përballjes së ardhshme elektorale të partive politike.
“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
Dekretoj zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”, thuhet ndër të tjera në dekretin e Presidentit.