Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaron se mosdekretimi dhe përkujdesja për një zgjedhje me integritet të lartë ishte një veprim e detyrim në kohën e duhur.
Në një postim në Facebook Vasili shprehet se mosdekretimi i një propozimi të një Kryeministri për një këshilltar të tij është ngjarja, që vuri përpara opinionit sfidën e integritetit të dërrmuar të qeverisë qoftë si identitet politik, programor dhe moral për më shumë se çdo gjë tjetër.
Postimi i plotë
Mosdekretimi i nje propozimi te nje kryeministri per nje keshilltar te tij eshte ngjarja qe vuri perpara opinionit sfiden e integritetit te derrmuar te qeverise qofte si identitet politik, programor dhe moral per me shume se cdo gje tjeter.
Zgjedhje te deshtuara te njepasnjeshme ministrash te brendeshem, kane renduar si kurre me pare situaten e rendit dhe te sigurise, trafiqeve, krimit te organizuar, pastrimit te parase se piset.
Aq me e rende eshte situata pasi provat qe nga ministrat e deri te komandantet e policise u bene njesh me kriminelet jane tani publike dhe te njohura nderkombetarisht.
Zgjedhjet pa integritet çintegruan nje nga shtyllat madhore te sigurise kombetare, pra rendin dhe sigurine publike.
Mosdekretimi dhe perkujdesja per nje zgjedhje me integritet te larte ishte nje veprim e detyrim ne kohen e duhur.
Integriteti i derrmuar eshte dimensioni i kesaj qeverie, qe marionetizimin e ka dimension te saj.
Alibite e lodhura mediatike, qe keqlexojne kushtetuten u ngjajne psheretimave dhe gjetheve te fikut, qe duan me pa derman te mbulojne nje dezintegritet qeveritar shume te qarte dhe qe s'ka nevoje per analize.
Demonizimi i integritetit per llogari te pushtetit eshte nje krim i vertete shoqeror.
Cdo avokati anti-integ