Basha thirrje Ramës: Zgjidhja arrihet me dialog dhe jo me kërcënim armësh

Saturday, 31 Mars 2018 21:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në deklaratën për shtyp të ditës së sotme,  i bëri thirrje Ramës të largojë forcat speciale nga Kukësi. Ai gjithashtu i tha forcave speciale se duhet të jenë në luftë me krimin dhe jo popullin. Duke i bërë thirrje kështu cdo punonjësi të refuzojë urdhrat për ‘’ terror ndaj banorëve të Kukësit’’.

Deklarata:

Edi Rama duhet ta kuptojë mirë zgjidhja arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e armës.

Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë një taksë korruptive.

I bëjmë thirrje Edi Ramës menjëherë të largojë forcat speciale që kanë rrethuar Kukësin. Forcat speciale duhet të jenë në luftë me krimin dhe jo popullin. I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policisë të refuzojnë urdhrat për terror ndaj banorëve të Kukësit dhe i bëjmë thirrje Edi Ramës të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës.

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesve shqiptarë se ku shkojnë 200 milion euro taksë e qarkullmit që paguajnë shqiptarët. Do të mjaftonte 1/10 e këtij fondi për të mirëmbajtur atë rrugë. Edi Rama duhet të japë llogari pse shpërdorohet dhe nuk përdoret ky fond.

Modifikuar më Saturday, 31 Mars 2018 21:40
Login to post comments