Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se ka firmosur edhe një herë dërgimin e kërkesë për dekretimin e ministrit të Brendshëm.
Por ndryshe nga hera e parë, Rama këtë herë edhe detyruar që të sqarojë kërkesën e tij, madje edhe duke iu lutur kreut të Shtetit, Ilir Metës.
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”, shkruan Rama: