Manjani ia thotë troç Ramës: Ma shpife me leshin e hundës

Premte, 09 November 2018 11:05

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kushtuar vëmendje përgjigjes së kryeministrit Edi Rama në “Facebook” për një person me emrin Kadri që hidhte akuza ndaj qeverisë, por vetëm fillimit. Kështu të paktën thotë Manjani nëpërmjet një postimi, ku shprehet se nuk e ka çuar deri në fund videon pasi ‘ia shpifi leshi i hundës’.

 

“Fillova të shoh një reagim video të Kryeministrit që merrej me një Kadri. Ma shpifi leshi i hundës dhe nuk e çova deri në fund!🤮”, shkruan Manjani.

 
Manjani Fb

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje në rubrikën “Përgjigjja ime” një komentuesi me emrin Kadri që përfshihej në debat të ashpër me një simpatizantë të qeverisë.

 

Screenshot_4.jpg

 
Login to post comments