Shehu: ‘Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni’

Diel, 11 November 2018 10:06

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka komentuar deklaratat që vijnë nga qeveria e Edi Ramës pas skandalit të ndodhur në Bularat.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai deklaron se në 5-vite u luajt roli i të ‘fortit’ atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë më përpara marrëdhëniet shumë të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

‘Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni’!

Mu kujtua kjo fjalë e urtë e Kurveleshit duke dëgjuar dje Kryeministrin të ngrihet përsëri në rolin e te ‘ fortit’ gjatë oscilacioneve të tij ndaj ngjarjeve të shëmtuara e te rrezikshme të Bularatit.

Ashtu si në të gjithë trajektin 5-vjeçar të marrëdhënieve të Rilindjes me Greqinë edhe në këto ngjarje të fundit në asnjë rast nuk u demonstrua ‘trimeri apo urtësi’ pikërisht kur duhej njëra apo tjetra.

Në 5-vite u luajt roli i të ‘fortit’ atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë më përpara marrëdhëniet shumë të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato.

U ‘kapitullua’ atëherë kur duhej qëndruar e negociuar si dy partnere te barabarte për te arritur ne marrëveshje dinjitoze e te vlefshme.

U zhvillua kështu ne këtë hark kohor një inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe veçse te fut ne një spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikshme.

E njëjta ‘déjà vu’ edhe me qëndrimet e deklaratat teatrale kryeministrore për dinamiken e çfarë ndodhi ato dite në Bularat; gjithmonë jashtë kohe e kontekstit.

Përfundimi: ‘Një vërrë në ujë’ siç thuhet, vetëm kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qëndrimeve.

Ndërsa dje kanosja e tij: ‘Provoni të kaloni edhe një herë nga lagja ime, me gurë do ju ndjekim’, me kujtoi fëmijërinë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...