Deputeti Balliu: Protesta mund të përshkallëzohet, Rama të dëmshpërblejë popullin

Hënë, 12 November 2018 11:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re që po kërkojnë takim me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për dëmshpërblimin e banesave dhe bizneseve që do t’u prishen.

Balliu tha se kërkesat e banorëve janë legjitime dhe vetë kryeministrit duhet t'i japë shpjegime atyre.

“Kemi një shtet absurd, ku një kryeministër, më saktë një diktator, vendos të shkatërrojë shtëpitë e qytetarëve shqiptarë pa u dhënë atyre as të drejtën e kompensimit, asnjë shpjegim.

Këta qytetarë janë absolutisht në legjitimitetin  e tyre për të protestuar, për të ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar, për të mbrojtur pronat e tyre.

Qeveria duhet të hapë veshët, të dëgjojë qytetarët. Sot kishte vezë, nuk dihet çfarë sjellin nesër dhe pasnesër.

Qeveria të hapë veshët dhe t’u japë kompensimin cent për cent me çmimin e tregut që është sot. Në të kundërt, situata mund të përshkallëzohet, ndaj është esenciale që një përfaqësues i qeverisë, vetë kryeministri Rama të vijë këtu dhe të japë shpjegimet që i takon këtë populli.

Është ky popull që paguan për karriget dhe e meritojnë një shpjegim pse ky shtet po i shkatërron shtëpitë e tyre. PD i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë deri ën fund në çdo orë të ditës," garantoi deputeti demokrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...