Video/ PD: Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako duhet arrestuar menjëherë

Hënë, 12 November 2018 13:58

Deputeti Klevis Balliu në emër të Partisë Demokratike ka kërkuar sot në arrestimin e kryebashiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Balliu tha se Dako është simboli i pushtetarit që duhet të paguajë me burg, krimin e blerjes së votave nëpërmjet bandave të krimit të organizuar. Përgjimet e dosjes 339 vërtetojnë krimin. Rama po e mbron me metoda mafioze, duke e mbajtur dosjen të kyçur në sirtarët e prokurorisë.

Dosja 339, fakton se kryetari i bashkisë së Durrësit pasi ka blerë vota me kreun e bandës së Durrësit, e falenderon atë. Përgjimet kanë treguar se banda e Avdyljave i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse po manipulon provat,  i ndihmuar nga kryeministri Edi Rama." vijoi më tej deputeti demokrat.

Sipas Balliut, "përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Nga përgjimet faktohet se Vangjush Dako ka komunikuar me numrin 2 të bandës së Avdylajve, me nofkën Niçja, disa muaj para zgjedhjeve, të paktën, që në shkurt 2017.

Dosja 339 fakton se Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, dy ditë pas zgjedhjeve.

Nga përgjimet shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. 

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!"

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 14:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...