“Kur fillon numërimin mbrapsht pushteti i Ramës", Basha flet sot te ...

Hënë, 12 November 2018 18:24

Sonte në orën 21.00, kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, do të jetë në studion e Emisionit "360 Gradë", të Artur Zhejit, së bashku me gazetarët, Denis Dyrnjaja dhe Ervis Iljazaj.

-A po braktisin ndërkombëtarët kryeministrin Rama dhe a është taktika e plasjes së skandaleve dhe video skandaleve plani i fshehtë i opozitës për të çmontuar pushtetin e shumicës socialiste?

-Qetësia e Lulzim Bashës, është në të vërtetë një vetësiguri e tepruar apo dinakëri politike?

-Çfarë mendon kryetari i PD-së për mos dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

-Pse ministria e Brendshme është shndërruar në një ministri të mallkuar dhe përse opozita duket se ka gjetur në këtë institucion pikën e dobët të socialistëve?

-Si e shikon Lulzim Basha ngjarjen e Bularatit, si një skandal apo taktikë e suksesshme e qeverisë Rama për të shmangur përplasjet ndëretnike?

-E ka seriozisht Basha kur paralajmëron shfuqizimin e PPP-ve dhe shpall publikisht listën e oligarkëve që sipas tij janë pjesë e favoreve të oborrit kryeministror?

Për të gjitha këto dhe shumë të panjohura Lulzim Basha do të jetë i ftuar për ti dhënë përgjigje në studion e "360 gradë" sot në mbrëmje ora 21:00 në Ora Neës përballë Artur Zhejit dhe disa analistëve të njohur të ekranit.

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 18:30
Login to post comments