Që Edi Rama i përdor njerëzit dhe i flak ata në momentin më të parë që s’u duhen ky është një fakt botëror i njohur. Rastet janë të shumta, që nga bashkëpunëtoret e tij politik por edhe deri të përdorimi për fitime elektorale i qytetarëve të thjeshtë.
I njëjtë është edhe rasti me familjarët e “Unazës së Re” në kryeqytet të cilët prej ditësh kanë marrë një njoftim me gojë të dalin nga banesat se ato do të shemben për llogari të një koncesioni që qeveria dhe Bashkia e Tiranës ia kanë dhënë disa personave anonimë me adresë “offshore”.
Sipas përllogaritjeve, janë banesat e 361 familjeve që rrezikojnë të shkatërrohen, por mund të jenë edhe më shumë sepse projekti është në fazën fillestare. Nga 361 familje gjysma kanë banesa të legalizuara, ndërsa 120 familje janë futur në proces legalizimi të ftuar nga qeveria shqiptare.
Janë të njëjtët persona që Rama i përdorte në media kur shpërndante legalizime falas, fushatë që Rama e ndërmerr sa herë ndodhet në periudhën para zgjedhjeve.
Pasi i përdori për tu marrë votën, këto 120 familje, me një vendim të kryeministrit pezullohen nga procesi i legalizimit.
Pra Rama nxjerr në qiell të hapur jo vetëm votuesit që i gënjeu, por edhe fëmijët e tyre të cilët shpesh herë kanë dalë me deklarata vetëflijimi apo dhe mbrojtje me gjak të djersës së prindërve.