Rama është vetë antiligji

Hënë, 12 November 2018 19:17

Rasti i fundit, kur Rama propozoi dy herë që gjeneral Sandër Lleshaj të jetë ministër i Brendshëm ishte në vijim të treguesve që kryeministri nuk është veçse një njeri i antiligjit. Sigurisht, prej një individi që mbledh rrallë Këshillin e Ministrave, apo që nuk pyet kurrë për bazueshmërinë ligjore e për kushtetutë, nuk mund të presim gjëra të tjera. Qysh kur ishte në opozitë Rama deklaroi se sa të bëhej kryeministër nuk do të transmetonte mbledhjet e qeverisë. Këtë nuk e bënte se ishte nga njerëzit që nuk merret me propagandë, porse e shihte si mënyrën më të mirë për të mos u dukur që ai nuk kryen detyrat shtetërore fare. Shumica e akteve të qeverisë, merren me vendime qarkulluese (pa u mbledhur fare ministrat, por duke ua çuar aktet më vonë). Dhe Rama nuk është se përton, se nga mëngjesi e deri në darkë e sheh si agjitator, porse atij i mungon instinkti i shtetarit. Nuk mund të bëhet dot i tillë. Kjo është parë gjatë kohës që ishte kryetar bashkie e shihet edhe tani. Ramës i pëlqen fasada dhe formalizmi. Rama propozoi Lleshajn për ministër, duke mos i hequr fjalën gjeneral. Karshillëku këtë rast te kryetari i shtetit ishte në radhë të parë antiligj. Presidenti nuk është i detyruar të dekretojë shkeljet që sjell kryeministri. Nuk ka shpresë se Rama mund të bëhet ndryshe. Antiligji i ndjek gjithnjë.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...