Intervista e Balliut te "Channel One": Rama hapi veshët, nesër nuk dihet çdo bëjnë qytetarët

Hënë, 12 November 2018 19:57

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka paralajëmruar qeverinë që të dëgjojë  zërin e familjarëve që po protestojnë në mbrojtjeje të banesave të tyre të zona e “Astyirit” se në të kundërt u mbetet qytetarëve të veprojnë. I ftuar në emisionin “Intervista” në Chanel One, Balliu tha se qytetarëve u lind e drejta të veprojnë me çdo mjet kundër këtij akti korruptiv që rrezikon ti lejë pa shtëpi. Balliu i tah Ramës të hapë veshët e të dëgjojë zërin e atyre familjeve.

Intervista

Gazetarja- Prej ditësh po protestojnë banorët në zonën e “Unazës së Re”, pse po e mbështesni?

Balliu- Së pari sepse kemi të bëjmë me një kauzë të drejtë nga ana e banorëve dhe së dyti sepse kemi të bëjmë me një tenderim fiktiv, të korruptuar 40 milionë euro.

Gazetarja- ARRSH tha se është sipas ligjit..

Balliu- Si mund të jetë e ligjshme kur kompania e vëllezërve Hysa ka dhënë 0 lekë për të fituar një kompani offshore. Kompania tjetër  që ka fituar ka qënë  e sekuestruar dhe ligji e ndalon të marrë pjesë e jo më që të fitojë. Kjo është për sa i përket korrupsionit që po bën qeveria. Së dyti, ligji i legalizimeve thotë se shtëpitë që janë në proces legalizimi nuk mund të prishen.

Gazetarja- Po a preken nga ndërtimi, pse banorët e kundërshtojnë?

Banorët e dinë këtë, por ato kërkojnë të dëmshpërblehen, Kanë 20 vite që paguajnë taksa, ka 20 vite që banojnë aty, si mund të jenë ilegale ato. Kanë prej javësh që kërkojnë takim me Z. Rama, me deputeten e zonës Blerina Gjylameti dhe asnjë nuk u jep përgjigje. Mos harrojmë që qeveria Rama flet për bashkëqeverisje me qytetarët. Po ku ishte kjo qeveri, a u konsultua me këta banorë.

Gazetarja- Si do i mbështesë opozita?

Balliu- E para, PD e ka detyrim ti mbështesë, paguhen nga taksat e këtyre qytetarëve. Dhe kjo protestë duhet të mbështeten jo vetëm nga PD por edhe partitë e tjera, me çdo mjet që banorëve u jepet e drejtë. Opozita i mbështet ata duke mos lejuar policinë e inkriminuar tu bëjnë presion. Kemi disa raste kur janë shoqëruar banorët. Në këtë aspekt PD u siguron atyre të drejtën për të protestuar dhe u siguron informacion ligjor. Ka ardhur momenti që qeveria të hapë veshët, sot u hodhën vezë nesër nuk i dihet se ç ‘mund të hidhet.

Gazetarja- Çdo të thotë nuk i dihet?

Balliu- Qytetarëve u lind e drejta të reagojnë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur të drejtat e tyre. Nëse shtëpitë e tyre vidhen për të mbushur xhepat e disa pushtetarëve atyre u lind e drejta për të marrë të

Gazetarja- Heqja e Shqiponjës, a keni koment?

Balliu- Ajo ishte një akt millosheviçjan. Ai u rrëzoi simbolin e shqiptarëve sepse shqiptaret i rrëzuan simbolin e tij shpirtëror, Enver Hoxhën. Ishte hakmarrje. Ky njeri është kërcënim Kombëtar pasi aktet e tij antikombëtare janë të shumta

Gazetarja- Po mos dekretimi i Sandër Lleshit?

Balliu- Të gjithë e kanë kuptuar se Sandër Lleshi është një kukull e Edi Ramës. Sandër Lleshi është përgjegjës për mungesën e sigurisë në vend. Është përgjegjës për kanabizimin e vendit. Ai nuk e informonte Ramën për kushërinjtë e ministrit ët Brendshëm Saimir Tahiri që merreshin me drogë.

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 20:02
Login to post comments