Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora Neës, u pyet nëse do të ketë dialog politik me kryeministrin Edi Rama.
“Si mund të ulem me këtë njeri që e ka braktisur politikën tash e 5 vjet. Do të ketë dialog politik për datën e largimit të tij. Do t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë dhe jo të diktuar nga bandat kriminale, shtabet e vetme elektorale të Rilindjes. Qëllimi jonë është të rikthejmë në Shqipëri garën e ideve, platformën e së djathtës dhe të majtës”, tha Basha.