“Largimi i Xhafajt dhe Tahirit sukses i paprecedent i opozitës”

Hënë, 12 November 2018 21:47

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha në studion e "360 gradë" tha se largimi i Xhafajt dhe Tahirit është një sukses i paprecedentë i opozitës në këto 27 vite.

“Largimi i Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit është një sukses i paparecedentë. Asnjë opozitë në 27 vite nuk ka arritur të largojë dy ministra. Kjo opozitë ja ka dalë. Jo vetëm kaq, ka arritur të largojë shumë deputetë të lidhur me krimin. Një Kryebashkiak dhe afro 350 zyrtare. Sandër Lleshi duhet të gjykohet. Ai nuk vjen nga bota akademike, nuk vjen nga pozitat e një socialisti kritik me mënyrën si është trajtuar siguria. Ai vjen nga anekset e kryeministrisë për të këshilluar Ramën për sigurinë kombëtare”, u shpreh ai.

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 00:32
Login to post comments