Presidenti Meta: Shkarkimi im është gjëja më e parëndësishme për mua

E Enjte, 15 November 2018 22:06

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur pak minuta më parë edhe për idenë e hedhur në media këto kohë se mazhoranca mund të ndërmarrë një iniciativë për shkarkimin e tij.

Presidenti Meta ishte kategorik në përgjigjen e tij. Ai tha se “Shkarkimi im është gjëja më e pa rëndësishme për mua”. Sipas tij e vetmja gjë që është mbi të gjitha është interesi kombëtar.

Sa i takon vazhdimit apo jo të mandatit edhe këtu Meta ishte shumë i qartë duke u përgjigjur se nuk do ta lërë postin e Presidentit.

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 22:07