Ilir Meta për ‘Bularatin’: Nuk është rastësi, pjesë një axhendë të caktuar provokimesh

E Enjte, 15 November 2018 22:22

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në emisionin “Open” edhe për çështjen e Bularatit, çështja e ndjeshme e cila mori vëmendjen e opinionit publik sidomos për ceremoninë e varrimit dhe praninë e ekstremistëve grekë aty.

Presidenti Meta tha se e gjitha kjo nuk është një rastësi. Por sipas tij ka një axhendë të caktuar provokimesh nga qarqe të ndryshme, të cilat janë të interesuara për prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të krijuar destabilizim.

Madje Presidenti u shpreh se ai i ka kërkuar institucioneve shqiptare, edhe shërbimit, që të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë qetësinë në situata të tilla.

‘Ka një tendencë për të nxitur çështje të paqena me qëllim tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Përpjekjet për acarime artificiale të marrëdhënieve mes dy vendeve janë të papranueshme’, deklaroi Meta.

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 22:27