Lulzim Basha: Rezistenca e vetmja rrugë kundër kësaj qeverie

E Enjte, 15 November 2018 22:30

Lulzim Basha është shprehur se situata në vend është jo normale dhe alarmante. Ai tha se e vetmja mënyrë është rezistenca.

 “Nuk mbaj mend që në 20 vite të ketë ndodhur që njerëzve t’i shkohet në shtëpi dhe t’i thuhet dilni. Kjo është një situatë shumë e rëndë. Kjo që po ndodh është një situatë jo normale, sepse kjo mund t’i ndodh çdo njeriu. Në këto kushte mbetet vetëm rezistenca”, tha Lideri i opozitës.