Nga Naim Hasani
Le te mësojnë sot me shume se kurrë drejtuesit e qeverise shqiptare dhe Kryerilindesi Edi Rama se as azili nuk i shpëton ata që abuzojnë dhe nënvlerësojnë, shajnë e ofendojnë, vjellin e drogaojnë, e quajnë dele dhe e poshtërojnë, i blejnë identitetin duke i blerë e shesin votën popullin qe ata drejtojnë. Ne fund delja behet ujk dhe ujku behet qengj dhe nuk gjen vend ku te futet. Është koha qe Shqipëria te ndahet njëherë e mire nga ata qe te vetmen shprese qe i japin popullit te vet është nënshtrimi ndaj drogës dhe krimit, pushtetarëve qe mbahen ne këmbë duke terrorizuar qytetaret me ushtaret e tyre kriminele ne çdo cep to vendit. Për 5 vjet Partia Demokratike nëpërmjet liderit te saj z Lulzim Basha ju faktoi Shqipërisë dhe shqiptareve me zë dhe me figure, blerjen masive te votës se tyre nëpërmjet, krimit dhe krimineleve, drogës dhe drogë lordëve. Shqipëria meriton me shume, periton shprese, siguri, perspektive, shenjtërim te votës dhe barazi përpara ligjit. Koha për to zgjuar, koha për te reflektuar si shtet dhe si komb, se e ardhmja e Shqipërisë është Shqipëria dhe jo droga, krimi dhe ish- Kolumbia. # SHQIPERIA ZGJOHET