Në kuadër të vizitës që po zhvillon pre dy ditësh në Manastir, dhe pas takimeve në fshatin Mexhitli të Manastirit, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një tjetër takim në një nga fshatrat me shumicë shqiptare, konkretisht, në fshatin Nakolec të zonës së Prespës me shumicë shqiptare, në Maqedoni.
Ashtu si Mexhitli, edhe në këtë fshat është hera e parë që një President shqiptar e viziton këtë zonë.
“Të ruajmë gjuhën shqipe dhe traditat tona kombëtare. Diaspora shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për mbarë kombin shqiptar në ruajtjen e vlerave kombëtare”- u shpreh ndër të tjera kreu i Shtetit, Ilir Meta.
Ndërsa në Facebook Presidenti shkruan se “Në Nakolecin e Prespës, mes vëllezërve e motrave shqiptare, të cilët po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar e gjuhën e mrekullueshme shqipe. Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen dhe kombin, duke dhënë kontribut të çmuar e të jashtëzakonshëm për ruajtjen e traditave kombëtare”.