Edi Rama dhe Erion Veliaj sot e kanë vendosur që të mos i thërrasin arsyes për t’i nxjerrin në mes të rrugës banorët e zonës së Astirit.
Edhe pse qëndresa e tyre vazhdon, edhe sot në ditën e 15-të të protestës kundër shembjes së banesave të tyre, për shkak të projektit të “Unazës së Madhe”, asnjë përgjigje nuk u ka ardhur nga qeveria qendrore apo edhe Bashkia Tiranë, veçse ofendime.
Dhe si për ta vërtetuar se sa mashtrues ordiner është ky Kryeministër që na qeveris shikoni videon e mëposhtme
Më 22 maj të vitit 2013-të, në kulmin e fushatës që e solli në pushtet, Rama u tha që shtëpitë nuk do të prisheshin gjithsesi, ndërsa u premtonte atyre zgjidhjen e problemit të legalizimit duke përdorur dhe shprehjen që ishin “investime të bëra me gjak”.
“Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”, janë fjalët që kryeministri Rama përdor.