Duket se Vettingu në politikë është drejt realizimit, pasi ditën e sotme një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur në Tiranë.
Ishte PD, e cila kërkoi vetting në poitikë, cka ka bërë që një delegacioni më 6 anëtarë që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për tu njohur gjerësisht me propozimin Partisë Demokratike.
Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend.