Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot videon, e cila vërteton më zë dhe figurë mashtrimet elektorale të Edi Ramës.
Më 22 maj të vitit 2013-të, në kulmin e fushatës që e solli në pushtet, Rama u tha banorëve të Unazës së Re që shtëpitë nuk do të prisheshin gjithsesi, ndërsa u premtonte atyre zgjidhjen e problemit të legalizimit duke përdorur dhe shprehjen që ishin “investime të bëra me gjak”.
“Dyfytyrësia është pafytyrësi! – e ka komentuar Berisha këtë video, ku dëgjohet qartësisht zëri i Ramës tek thotë "Shtëpitë nuk prishen". - Kur i duheshin votat, Kallam Dështakut, shtëpitë nuk prishen. Tani i duhen paratë e drogës - rrafshohen mbarë!".