Ish-kryeministri i Maqedonisë është dënuar me burg për blerjen e një makine të blinduar, e pa justifikuar në shtetin fqinj. Ai është sot në arrati duke kërkuar azil politik në Hungari, por një tjetër kryeministër duket se do të pësojë fatin e tij. Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama i cili ka blerë edhe ky , një vit e gjysmë më parë një makinë të blinduar me të njëjtin çmim si Gruevski ën Maqedoni. Detajet i bëri sot publike ish-kryeministri Sali Berisha. Në studion e gazetarit Babaramo, Berisha tha:
“Edi Rama sa u bë kryeministër mori makinën e blinduar të blerë për delegacionet e huaja. Më vonë ajo makinë si duket ra si model. Dhe Kryeminstri Rama bleu tjetër makinë të blinduar para 1 vit e gjysmë, identik me makinën e Gruevskit” tha Berisha.