Protesta tek Unaza e Re, Kryemadhi paralajmërim të fortë Ramës (VIDEO)

Tuesday, 20 November 2018 10:16

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pasur një takim ditën e sotme me banorët e zonës së Astirit të cilët janë në protestë kundër vendimit të qeverisë për të prishur shtëpitë e tyre.

Kryemadhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që të tërhiqet nga ky vendim, duke thënë se ai këtë rrugë po e bën vetëm për të përfituar para.

 Ajo tha se projekti i vjedh paratë shqiptarëve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që kompanitë mos i afrohen banesave të qytetarëve sepse nuk do të tolerohen.

“Të dëmshpërblehen se kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse. Edi Rama kërkon të vjedhë pronën dhe paratë e shqiptarëve. Është i papërgjegjshëm dhe kriminal. Nuk spostohet rruga nga pallatet por nga hallexhinjtë. Ne nuk do e tolerojmë këtë gjë.

Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t’ju përkrahur. Më kërkuar sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohet pranë shtëpive të qytetarëve.”, tha Kryemadhi.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 10:28
Login to post comments