Petrit Vasili: Grabitja skandaloze të projekti te Unaza e Re

Tuesday, 20 November 2018 12:15

Nëpërmjet një deklarate për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se ndërtimin e “Unazës së Re” është një nga grabitjet më të frikshme.

Vasili thotë se kjo rrugë në kushte normale dhe përmes një gare mund të kushtonte 10 milionë euro dhe jo 40 milionë për 2,2 kilometra.

“Dua të ndaj me qytetarët një skemë, që ndodh në sytë e prokurorisë dhe rëndon në shtëpinë e qytetarëve. Ndërtimi i Unazës së Re është një grabitje skandaloze. Ky segment kushton 40 mln euro. Pra me një mestare rruge 19 milionë euro për një kilometër. Është një rrugë që do të plotësohet. 2,2 km rrugë është ndarë në tre copa të vogla.  Kjo është një hajdutëri nga më të frikshmet. Kjo rrugë me çmimet normale do të kushtonte 1o milion apo 12 milionë. Këta nuk bëjnë garë ndërkombëtare. Kjo është një rrugë plotësuese. Kjo është një mega-grabitje”, tha mes tjerash Vasili.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 12:19
Login to post comments