Zbulohen 4 çështjet që u diskutuan në mbledhje e grupit parlamentar të PD-së

Tuesday, 20 November 2018 12:18

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar, ku mësohet se janë diskutuar disa çështje të rëndësishme në vend.

Mësohet se pika e parë që është diskutuar lidhet me qëndrimin që do të mbajë PD ndaj seancës të së enjtes në Kuvend ku do të diskutohet për buxhetin.

Pika e dytë e diskutimit lidhet me mbështetjen në çdo kohë të protestës së banoreve tek Unaza e Re.

Pika e tretë ishte përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë.

Basha kërkoi qe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme. Kjo i paraprin mbledhjes së kuvendit kombëtar me 15 dhjetor.

Menjëherë me pas do të nisë ngritja e shtabeve elektorale. “Ne duhet të diktojme axhenden politike te vendit, sic kemi bere deri tani’, është shprehur Basha.

Pika e katërt ishte informim për misionin e Venecias. Opinioni i Venecias pritet pas dy javësh.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 12:21
Login to post comments