Pak muaj nga zgjedhjet lokale/ KQZ, partive: Zbardhi financimet

Tuesday, 20 November 2018 12:32

Duhen edhe pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, data e të cilave është dekretuar më 30 qershor 2019 nga Presidenti i Republikës Meta

Ka qenë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i cili ka dalë në një komunikim me mediat dhe u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor.

Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive.

 ‘Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh.

Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionarët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.

Kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast i bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë’, deklaroi Klement Zguri gjatë një konference nga selia e KQZ.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 12:34
Login to post comments