Zëdhënësia e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar para pak minutash kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj si mashtrues dhe institucionin që ai drejton e ka etiketuar si bashkia e pafytyrësisë. Zhupa thotë se Veliaj publikoi foto nga gropa e Hajdin Sejdise siç e kishte katandisur e lënë ashtu Rama kryebashkiak dhe kërkonte shpjegime nga Basha dhe PD!!!
Ja reagimi i Ina Zhupës në FB
Erioni Betoni vetëm nga mashtrimi nuk heq dot dore. Sa here thotë diçka ka një mashtrim brenda.
Publikoi foto nga gropa e Hajdin Sejdise sic e kishte katandisur e lënë ashtu Rama kryebashkiak dhe kërkonte shpjegime nga Basha dhe PD!!! Ndërkohë Basha ne 2006 si ministër transportesh e mbylli gropën e turpshme ne mes Tirane, dhe ne 2012 Basha si kryetar bashkie beri kthimin e saj ne një lulishte për qytetaret e Tiranes. Këto vite ne krye te bashkise cfare ka investuar për ta mirëmbajtur këtë lulishte qe e gjeti gati? Këtë ti thotë qytetareve, jo mashtrime me fotot e kohës se Rames.
Për me tepër mund te shikoni statusin e mashtruesit, dhe videot e kohës. Tirana ka kujtese edhe nuk i mashtron dot qytetaret kaq kollaj.