Çdo ditë e më shumë dalin video të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që në kohë fushate i kanë premtuar qytetarëve mbrojtje të pronave dhe shtëpive të tyre ndërsa tani bëjnë krejtësisht të kundërtën, grabitjen e investimit të një jete, djersën prej gati 30 vitesh të shqiptarëve.
Edhe në videon e mëposhtme shihet më zë dhe me figurë i zotohet shqiptarëve se do t’i legalizojë të gjitha shtëpitë e tyre falas.
Por e vërteta është ajo çfarë po ndodh me banorët e Unazës së Re, me atë deklaratë të turpshme të Kryeministrit sot që i kërcënojnë banorët duke i thënë që shpërblim nuk ka dhe shtëpitë do prishen.