Krimi ne Shqiperi qeverise. Guximi i tij ka shkuar deri atje se tashme me garancine e pushtetit kercenon hapur kedo qe i del perpara. Kercenuesi i radhes nga krimi i veshur me pushtet eshte nje deputet i opozites.
"Do të vritesh me snajper". Ky është mesazhi i mbërritur me anë të një letre drejt deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili mësohet se është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.
Mesohet se letra drejt Salianjit është dërguar nga burgu i Fushë Krujës, ku shkruhet se Salianji do të qëllohet me snajper.
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.
Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD.