Reagon Ervin Salianji: Ja kush më kërcënon....

E mërkurë, 21 November 2018 16:07

Kërcenimi me jetë i deputeti i PD-së, Ervin Salianji pas denoncimit të bërë po  hetohet nga ana e institucioneve përkatëse dhe pritshmëria është të zbardhet kjo ngjarje tejet e rëndë dhe një mesash shumë i keq që i jepet opozitës dhe qytetarëve shqiptare nga krimi i veshur me pushtet dhe banda në drejtim të ekzekutivit. Mësohet se deputeti Ervin Salianji me kërcënimin është njohur nga letra që është shkruar në burgun e Fushë Krujës dhe ka mbërritur në adresë të tij.

Deputeti Salianji thotë se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit. “Janë sajesa dhe  forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve. Ju e dini sot, si rast unë kam kohë që kam dijeni, por nuk e quajta çështje publike. Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet. Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 16:35
Login to post comments