Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në Forumin Kombëtar “Studentët për Qeverisjen e mirë” ku foli për programin e opozitës për arsimin dhe punësimin e të rinjve. Basha tha se qeveria e demokratëve do të dyfishojë fondet për arsimin e lartë, do të bëhet një ligj i ri për tarifa të ulëta dhe do të investohet në stazhe pune për 10 mijë të rinj në vit.
“Çëlësi janë universitetet, ato që përgatisin të rinjtë si shkencërisht ashtu edhe profesionalisht. Ndaj jo vetëm që do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë, jo vetëm që do ta dyfishojmë financimin për arsimin e lartë, pro sikur teorikisht të gjendesha para një zgjidhje se çfarë do të vendosja nga fushat kryesore të bashkëjetesës dhe shoqërisë për të financuar për vetëm 1 mundësi, gjithmonë do të vendosja arsimin e lartë. Sepse po zgjodhje arsimin e lartë atëhere ai do të zgjidhë të tjerat. Do të arsimoj të rinjtë, do ti pajis me dije, do ti pajis me model analitik, me aftësi dhe me përkushtim që të rindërtojnë edhe të tjera, ekonominë, shëndetësinë e gjithë të tjerat.
Ndaj zgjidhja e parë është një ligj i ri për arsimin e lartë i cili do të bëjë të mundur që çdo shqiptar i ri dhe e re të ndjekë studimet pavarësisht se ka mundësia familja apo jo. Që do të thotë se shteti siç e ka me Kushtetutë do të subvencionojë arsimin e lartë public dhe do të mundësojnë që shqiptarët të mos kenë më hallin e mospagesës që tarifës së shkollës. Natyrisht me një sistem konkurues që shpërblen perfomancën.
E dyta që do të bëjmë e cila kushton pak më shumë se projekti i Unazës së Re është programi stazheve të punës për 10 mijë të rinjtë me një vlerë fillestare prej 25 milionë eurosh në vit që do tu përgjigjet 10 mijë të sapodiplomuarve për një vit ku do të kenë një pagesë nga shteti prej 300 mijë lekësh, në stazh pune dhe ambjent pune. Pse?! Që të mësojnë hapat e parë në një ambjent krejt ndryshe nga universiteti që është ambjenti i punës. Të krijojnë rrjetin e njohjeve dhe të fillojnë të zbatojnë aplikimin praktik të profesionit të tyre”, tha Basha.
Kreu i opozitës u tha studentëve që të ngrihen dhe të marrin fatin e tyre në dorë. Shqipëria ka humbur kohë dhe i është refuzuar 2 herë hapja e negocitavave për shkka të keqqeverisjes.
“Asnjë vendim nuk mund të merret pa shpjegim të plotë dhe konsultim të plotë me ju. Asnjë vendim. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur por vendimet e marra në kushtet e mungesës së transparencës i kushtojnë Shqipërisë vite të humbura. Kemi humbur 2 herë rekomandimin për të të hapur negociatat me BE dhe një nga arsyet ka qënë moszbatimi i ligjit, mungesa e transparencës në vendimarrje dhe mospërfshirja e qytetarëve në vendimarrje.
Përkëthyer në fjalë të tjera; zgjedhjet, ndërshkimi i krimit dhe i korrupsionit dhe transparenca e vendimeve të qeverisë që nga buxheti i shtetit, tek politikat arsimore e gjithçka tjetër. Që jeni kaq shumë sot dhe dëgjoni me dyrim me mbush me shpresë më shumë për të marrë rolin që ju takon. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu dhe roli që ju takon ju është shumë më i madh se ai që mund ti njihni vetes. Ishte rinia që përmbysi një sistem. E keni ju në dorë që të mos vazhdojë më kështu. Po u ngritët ju dhe ju që jeni në këtë sallë, sistemi ka rënë. Sepse kur të ngriheni ju do të ngrihen të gjithë pas jush. Nuk do u thonë që ju jeni parti politike, apo se keni interesin e pushtetit, por do kuptojnë që shpirti i kulluar i këtij vendi e ka vënë vijën e kuqe. Kështu nuk vazhdohet më. Kjo thirrje u drejtohet të gjithëve pavarësisht bindjeve të majta apo të djathta”, tha Basha.
Ai kërkoi nga studentët të ndryshojnë realitetin ku 78 % e të rinjve duan të largohen, përmes vlerave dhe parimeve që kanë zbatuar vendet europiane.
“Në raport me situatën aktuale më e rëndësishmja është që të mbani mend se 28 vite më parë sistemi ndryshoi falë studentëve. Studentët ishin ata që u ngritën dhe e kuptuan që nuk mund të vazhdohet më kështu dhe e dyta që sistemi kishte rënë dhe vazhdonte për inerci. Ka ardhur koha prap që studentët ta kuptojnë që së pari që nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk duhet të presim më që 78 % e studentëve dhe të rinjve duan të largohen apo të largohen dhe e dyta që të mos ketë asnjë arsye që të mos e ndryshojmë më këtë. Është në dorën tonë ta ndryshojmë. Nëse shumica do që ta ndryshojë, do të ndryshojë. Rruga për ndryshim kalon përmes këtyre vlerave dhe parime që kanë ndërtuar edhe shoqëritë e lira dhe europiane ku shkojnë edhe të rinjtë.
Të vendosim në radhë të parë gjithëpërfshirjen që të keni edhe ju një zë në universitet, jo formal por të vërtetë, në politikat që bëhen për politikat arsimore, një zë në zgjedhjen e kuvendarëve që marrin vendime. E gjithë kjo energji duhet të vërshojë brenda këtyre rathëve të hapur që sot janë kështjella të mbyllura dhe të korruptuara e të mykyra të pushtetit politik.
Ti hapim e të lëmë gjeninë krijuese të rinisë shqiptare që sot na nderon me emra të mëdhenj të muzikës botërore, të sportit, financave, teknologjisë së informacionit, në Angli, Amerikë, Gjermani, Itali dhe asnjëherë këtu. Pse ?! Për shkak të këtyre strumbullarëve që janë mbledhur prap grusht si para 30 viteve për të kontrolluar gjithçka vetë. Ti thyejmë ato. Si do ti thyejmë?! Unë jam partizan i palëkundur i demokracisë dhe mënyra më e mirë për ti thyer është përmes pjesëmarrjes masive të rinisë në procese demokratike si zgjedhjet, votime. Vota e ndryshon realitetin dhe aty ku vota është në rrezik, aty ku gjithëpërfshirja është në rrezik, atëhere duhet vërshimi i rinisë me të gjitha format dhe mjetet demokratike. Doni shembull?! Atje ku është çuar rinia, kanë rënë tiranitë”, tha Basha.
Kryetari i PD foli edhe për keqqeverisjen duke marrë si shembull projektin e Unazës së Re, ku po shpenzohen 40 milionë euro pa asnjë transparencë, pa u pyetur qytetarët dhe për më tepër duke u shëmbur banesat pa i bëshpërblyer afër 1 mijë familjeve.
“Shqipëria është vend i vogël dhe nëse të ardhurat publike dhe pushteti grumbullohen në një grusht njerëzisht, atëherë nuk mbetet asgjë për të tjetër. Le ta ilustrojmë me një shembull. Ju e dini debatin për Unazën e Re që është një rrugë egzistuese. Tani kanë bërë një projekt prej 40 milionë eurosh që mbi atë rrugë egzistueste të ndërojnë një tjetër dhe më shumë korsi dhe duan të prishin 317 banesa ku jetojnë afro 1 mijë familje pa i dëmshpërblyer. Projekti është bërë pa transparencë dhe pa konsultim dhe me një tender korruptiv pa asnjë garë. Le të marrim 3 parimet kryesore për gjithëpërfshirje. i pyeti njeri banorët?! Asnjë nuk u pyet. Pyeti njeri inxhinjerët apo shoqërinë civile për nevojën për një rrugë kaq të gjerë në mes të qytetit?! Jo asnjë. A mori njeri mendimin e komunitetit se çfarë do të thotë kjo tek siguria rrugore, tek ambjenti apo ndotja?! Jo, nuk ka gjithëpërfshirje.
Vijmë tek e dyta, sundimi i ligjit. Është shkelur me të dyja këmbët. Jo nga ndonjë bandit por është shkelur nga vetë shteti. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj. E treta është transparenca. Pse duhen 40 milionë euro të prindërve tuaj të shkojnë për 1.9 kilometra të një unazë egzistuese. A ka nevoja të tjera më të ngutshme Tirana dhe ky vend?! Pse janë shkelur?! Pra është shkelur parimi i mirëqeverisjes sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk duhet të grumbullohet në një grusht njerëzish. Me 40 milionë euro çfarë mund të bëhej për arsimin e lartë?! 40 milionë euro është i gjithë buxheti i ndihmës sociale në Shqipëri gjithë familjet në varfëri ekstreme që llogariten në 150 mijë janë rezervuar 50 milionë euro për 50 mijë familje dhe të tjerët vrafshin veten. A jeni ju dakord me këtë vendim?! “, tha Basha.