Partia Demokratike dhe opozita do të jenë në krah të banorëve të “Unazës së re” deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Garancia u dha nga deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili edhe ai është në protestë prej 18 ditësh në mbështetje të banorëve të unazës.
Balliu paralajmëroi Ramën që të dëgjojë kërkesat e banorëve se në rast të kundërt do të jetë sovrani që do ti përgjigjet.
“Nëse kalon vijën e kuqe atëherë sovrani ka të drejtë ti japë Ramës atë që meriton. Nëse kalon vija e kuqe është sovrani që vendos. Qeveria të hapë veshët ndryshe do të ketë përgjigje. Shtëpitë e banorëve i mbron ligji dhe Kushtetuta. PD dhe opozita ka qenë dhe mbetet në mbështetje të këtyre banorëve deri në zgjidhjen e problemit. Cilido hap që do të bëjë qeveria ta ketë të qartë se do të marrë përgjigjen që meriton” tha Balliu.