"Salvini shemb shtëpitë e mafiozëve, Rama të qytetarëve"

E mërkurë, 21 November 2018 18:53

“Salvini shemb shtepitë e mafiozeve, Rama të qytetareve”. Kështu është shprehur së fundmi kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në lidhje me protestat e qytetarëve për projektet e rrugëve të bashkisë Tiranë.

“Salvini shemb shtepite e mafiozeve,Rama te qytetareve. Në Romë, ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz shume te njohur dhe te rrezikshem “Casamonica”.

Ndersa ne Tirane qeveria “Casamonica ” e Edi Rames perkundrazi prish shtepite e qytetareve,se mafiozeve ju rruan bishtin.”, shprehet Vasili.

Banorët e Astirit janë duke protesuar sërish sot në ditën e tyre të 18-të për prishjen e banesave të tyre nga projekti i “Unazës së Re”. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorët e Bregut të Lumit, që preken nga projekti i “Bulevardit të Ri” dhe ka një pjesëmarrje të lartë në protestë.

“Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Nuk na trembi dot”, “Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak”, “Kauza jonë, shtëpia jonë”, këto janë thirrjet e banorëve gjatë protestës së sotme.

Login to post comments