Bashkëqeverisja si qorrollisje

E mërkurë, 21 November 2018 19:19

“E gjithë vëmendja te ju” është slogani i qeverisë duke dashur të tregojë se “rilindja” po punon fort për interesat e qytetarëve të vet. Shumë i bukur si slogan marketingu dhe duhet të themi që ka një të vërtetë brenda tij, por vetëm me një ndryshim të vogël. “E gjithë vëmendja te xhepat tuaj” do t’i rrinte përshtat me Ramën dhe bandën e tij zhvatëse.
Vëmendja e Ramës është fokusuar te xhepat e shqiptarëve, rrit çmimin e ujti për t’iu marrë ato pak kursime që u mbeten nga pagat qesharake që prej 6 vitesh nuk kanë shënuar rritje.
Rriti çmimin e naftës me justifikimin e shëndetit të qytetarëve, sipas Ramës shqiptarët duhet të ecin më shumë më këmbë që të mbajnë trupin me fizik më të lartë. Ndërkohë që ai vetë dhe familja e tij lëvizin me makinë dhe të shoqëruar nga eskorta me 4-5 makina.
Bashkëqeverisja ka mbetur vetëm në letër sepse Rama, Veliaj dhe njerëzit janë fokusuar te PPP-të e famshme. 42 milionë euro për 2 kilometër rrugë u kapën me një të rënë të lapsit në “Unazën e re”.
Pasuritë kombëtare të dhëna me koncesion kanë arritur vlerën e 807 miliardë lekëve ose 6.3 miliardë eurove sipas të dhënave zyrtare të azhurnuara në projektbuxhetin 2019.
Vlera e koncesioneve vitin që vjen do të arrijë rreth 46% e PBB-së e cila pritet të në vlerë nominale 1,7 trilion lekë vitin e ardhshëm (rreth 12 miliardë euro).
Bashkëqeverisje është një nocion politik, që nuk mund të përdoret si nocion administrativ. Por Edi Rama këtë platformë nuk e përdorë për të ndihmuar qytetarët, por për të mbajtur të lidhur klientët e tij.
Realisht Rama ka 1 vit e 2 muaj që nuk po qeveris dhe jo më të bëjë bashkëqeverisje me qytetarët. Skandali i ka mbuluar skandalin dhe Ramës i është dashur të merret më shumë me ato se sa me hallet e qytetarëve.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 21:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...