Lubonja thumbon Ahmetajn për ekonominë: Po fut edhe paratë e drogës?

E mërkurë, 21 November 2018 20:02

Analisti Fatos Lubonja ka folur për ekomoninë e vendit tonë dhe ka hedhur poshtë deklaratën e Ahmetajt se vendi ka zhvillim ekonomik. Ai i është drejtuar ministrit se këtë zhvillim ekonomik që ky i fundit deklaroi një ditë më parë ka futur edhe paratë e pista dhe të drogës.

“Këtu ka vetëm, ha, kafsho dhe ikë. Kafsho në bregdet, ku të mundesh pa asnjë strategji dhe ikë. Këtu nuk ka zhvillim, por të kishte zhvillim nuk të kërkonin 52% e shqiptarëve të iknin. Ahmetaj ku e ke rritjen e ekonomisë ti? Mos po fut edhe ato paratë e pista dhe të drogës? Këto nuk janë zhvillime këto janë tumorre që duhet të operohen, të kurohen.

Po të ishte se shqiptarët do të kishin më shumë, këta nuk do të ikin në Gjermani. Për mua këtu në vend ka vetëm një pakice, të tjerët jo, nuk janë mirë”, u shpreh Lubonja në “News 24” teksa foli për ekonominë e vendit.

Login to post comments