Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për dhunën e policisë së ushtruar sot ndaj protestuesve që kërkojnë mos prishjen e banesave të tyre.
Duke shpërndarë një foto me disa prej familjarëve të dëmtuar, Berisha thotë se këta janë heronj të shtëpive te tyre, viktima te dhunës policeske raciste antishqiptare te Edvin Kristaq Urrejtjes.
"Heronj te shtepive te tyre, viktima te dhunes policeske rraciste antishqiptare te Edvin Kristaq Urrejtjes. sb" shkruan Berisha.