Tërhiqet kompania e koncesionit të aeroportit të Vlorës, bie edhe “Air Albania”

Premte, 23 November 2018 22:45

Deputeti i Vlorës Agron Shehaj ka deklaruar në një intervistë tek “Zonë e lirë” se kompania turke që do të merrte me koncesion aeroportin e Vlorës është tërhequr. “Ishte një aferë korruptive dhe duhet thënë shyqyr që nuk avancoi” tha deputeti Shehaj. Ai ka deklaruar se edhe kompania e reklamuar me pompozitet nga Rama si Air Albania ka rënë dhe se nuk do të jetë asnjëherë një kompani relae. “Nuk ka ekzistuar asnjëherë Air Albania” tha Shehaj duke nxjerrë bllof një tjetër mashtrim tëRramës, i cili nisi të deklarojë uljen e çmimeve të biletave të avionëve nga futja në treg e kësja kompanie.

Çfare ishte “Air Albania”
Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i dha mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.
Kompania fantazëm është krijuar vetëm përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.
Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.
Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi.
Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.
Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:
Të kujt janë paratë e Air Albania?
Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?
Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?
A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?
Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...