Janë zgjidhur kandidatët për pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike në Lushnje, Divjake dhe Sarandë.
Në degën e Lushnjës kandidatët janë Jakup Beqiri dhe Saimir Koreshi. Në degën e PD-së në Divjakë janë vendosur përballë për pozicionin e kryetarit Julian Gjini dhe Ardian Shurdhaqi. Në degën e Sarandës, kandidat për kryetar janë Hariz Mema dhe Shpëtim Iljazi.
Ende nuk është përcaktuar data e zgjedhjeve në degët e PD-së në këto qytete.