Kreu i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër Edi Ramën duke e quajtur edhe ‘plehrë’, në lidhje me skandalin e Unazës së re.
‘24orët e fundit janë shënuar nga tre ngjarje të ndryshme që kanë lidhje me një aferë: Vjedhjen.
E para ka qenë një diarre verbale për Unazën e Re.
Rama është shfaqur duke sulmuar këdo, gazetarët, banorët, që do t’u rrëmbejë pronën dhe ta shndërrojë në tokë të djegur ku do të vjedhë 40 milionë euro dhe tre kompanitë dhe ndonjë pronar mediash, për të vjedhur 2mijë euro për 1 centimetër katror.
Vjedhjen më të madhe në analet e historisë botërore.
Ndaj po burgos nëna dhe fëmijë për ata që i rrezikojnë tepsinë dhe karrigen e tij.
Për karrigen e tij dhe 40 milionë euro, po përdor policinë si burracak, duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë që të përballen me protestues të mllefosur dhe pastaj kërkon t’i bëjë dëshmorë me zor.
Doja te bëjë dëshmore me zor, o plehrë, sepse në radhën e parë nuk vihen policë të patrajtuar.
Kështu i bërë kriminelët deputetë dhe do të bëj vajzat e pambrojtura të policisë, dëshmorë, o i çmendur’, u shpreh Basha gjatë konferencës për mediat.