Basha: Sërish në protestë në orën 5:00 kundër të çmendurit

Saturday, 24 November 2018 14:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se sot pasdite, në orën 5:00, së bashku me Grupin parlamentar demokrat do të jetë në protestën e banorëve të Unazës së Re dhe i ka bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen banorëve protestues që po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Një thirrje më vete i ka bërë Policisë së Shtetit.

"I bëj thirrje, - tha Basha, - çdo polici dhe policeje të mos vihet në vijën e sakrifikimit dhe të përballjes me vëllezërit dhe motrat e tyre që mbrojnë shtëpitë e tyre, por të bëhet pjesë e qëndresës dhe e përballjes.

Nuk do të lejojmë që kjo megaaferë korruptive e agait të Surrelit për të mbushur xhepat e tij dhe ortakëve të tij e të ndonjë pronari mediash, të shkatërrojë jetët e qindra vogëlushëve dhe të shkaktojë më shumë viktima të pafajshme.

Sot në orën 5 përsëri do të ketë protestë. Përsëri Partia Demokratike, unë, Grupi parlamentar, do të jemi aty.

I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen, për të qëndruar fuqimisht kundër këtij hajduti dhe të çmenduri që e ka për mision të tij të vjedhë Shqipërisë dhe ta zbrazë atë nga shqiptarët e ndershëm. “

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...