Sot ministrja që mbulon çështjet e shëndetësisë dhe solidaritetit organizoi shfaqjen e radhës propagandistike në ditën e dhunës kundër grave. Ky angazhim i ministres është pjesë e programit qeveritar e të plotësimit të orëve të propagandës e asgjë tjetër. Dihet tashmë se kemi një qeveri që “qeveris” vetëm me propagandë dhe një kryeministër të luajtur fare vendit që e ka fiksim të vetëm propagandën. Mirëpo në mesazhin e ministres për dhunën kundër grave, ajo nuk iu drejtua kryeministrit, një person me plot përvojë të trajtimin e grave. Kjo ishte dita e kryeministrit, zj.Manastirliu.