Policia e Tiranës ka proceduar penalisht për një sërë akuzash kryetarin e PD-së Lulzim Basha si dhe disa deputetë të PD-së e LSI-së.
Argumenti i procedimit penal vjen në lidhje me njërën nga protestat e fundit të organizuara në zonën e Astirit në Tiranë, atje ku prej rreth një muaji qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e shtëpive të tyre.
3 janë veprat penale për te cilat akuzon policia, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.
“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është rasti të thuhet se në çfarë shteti është katandisur Shqipëri, ku e drejta për të protestuar ndalohet duke edhe proceduar penalisht kreun e Opozitës.
Por, metoda të tilla, në fakt një shtet i bën vetëm kur është në gramat e fundit të saj, dhe kjo duket se po ndodhet me qeverinë e Ramës.