Braimllari akuza të forta: Rama nuk ka mëshirë sepse nuk njeh familje

Diel, 25 November 2018 19:40

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, në një deklaratë për shtyp ka thënë se kryeministri Edi Rama, nuk ka mëshirë për banorët e ”Astirit”, sepse sipas tij Rama nuk njeh familje.

Braimllari, shton më tej se drejtësia është kapur. ”Presioni i tij qeveritar për ti mbyllur gojën protestuesve, të cilët protestojnë për shtëpinë e tyre të bëra me mund dhe me djersë nuk do ta realizojnë dot qëllimin.

Qeveria që u hapi dyert trafikantëve dhe shefave të policisë së drogës që të ikin nga Shqipëria ngriti sot dorën mbi shqiptarët, i goditi dhe i dënoi”,-thotë deputeti i LSI-së.

Deklarata për shtyp e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari.

Sot përpara gjithë shqiptarëve doli hapur fytyra e vërtetë e qeverisë së bërë njësh me krimin.

Kryetrafikanti që drejton qeverinë, i dedikuar vetëm në shërbim të krimit dhe trafikantëve, kërkon me çdo kusht ti mbylli gojën njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që me mund dhe me djersë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Edi Rama nuk mund të kuptojë problemet e qytetarëve, varfërinë ekstreme të tyre dhe mungesën e shpresës në këtë vend. Sepse fokusi tij është i qartë, krimi i organizuar dhe oligarkia, të cilët po rëndojnë drejtpërdrejt mbi çdo qytetar të këtij vendi.

Drejtësia është kapur.

Presioni i tij qeveritar për ti mbyllur gojën protestuesve, të cilët protestojnë për shtëpinë e tyre të bëra me mund dhe me djersë nuk do ta realizojnë dot qëllimin.
Qeveria që u hapi dyert trafikantëve dhe shefave të policisë së drogës që të ikin nga Shqipëria ngriti sot dorën mbi shqiptarët, i goditi dhe i dënoi.

Sot në Shqipëri ka më shumë të dënuar për protesta ndaj këtij kryeministri se sa për trafik të lëndëve narkotike.

Të nderuar njerëz që na ndiqni, sot ka ndodhur ngjarja më monstruoze që mund të ndodhi në një vend të NATOS që aspiron për në Bashkimin Europian.

Një fëmijë i mitur mbeti rrugëve sepse nëna dhe babai i tij u arrestuan duke protestuar në mbrojtje të shtëpisë së tyre. E kuptoni se çfarë mund të ndodhë në këtë vend nga Edi Rama, kur lë në mes të rrugës një fëmijë të mitur, të pa mbrojtur, pa siguri, pa ushqim. Pse? Sepse prindërit e tij protestuan për pronën, për të drejtën e tyre. Prindërit e tij protestuan që Edi Rama të mos ua prishi pronën dhe t’ia japë oligarkëve. Prindërit e tij protestuan që Edi Rama të mos kryejë atje një akt korruptiv dhe kriminal. Por ky njeri nuk ka mëshirë, nuk ka mëshirë sepse nuk njeh familje.

Arrestohet një baba më fëmijë tetraplegjik, i cili është i vetmi person që mund të kujdesej për të. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin i ka shërbyer për 25 vitë forcave të policisë, çka do të thotë që rrjedhimisht ky njeri i njeh shumë mirë ligjet e këtij vendi. Por arrestohet në mënyrën më barbare, sepse Edi Rama urdhëroi kolegët e tij ta arrestojnë në atë mënyrë, për të përçarë dhe për të futur luftë mes shqiptarëve.

Mallkimet e rënda të popullit që po i prek pronën, mallkimet e djalit 7 vjeçar që e la pa prindër, mallkimet e prindit me djalë tetraplegjik, mallkimet e mamasë së Dorjanit e cila e ka ende shpinën e nxirë nga dhuna e ushtruar, nuk do i ndahen këtij njeriu i cili po e drejton vendin si një monstër e vërtetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...