PD në Sarandë do të vijojnë të drejtohen nga Hariz Mema, i cili fitoi me 177 vota përballë Shpëtim Iljazit i cili mori 11 vota në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesit e PD në degët e Shqipërisë. Mësohet se nga 271 delegatë kanë votuar 203 prej tyre ose 75%, ndërsa 15 vota kanë dalë të pavlefshme. Hariz Mema rikonfirmohet në detyre pasi është kryetar i PD për Sarandën prej vitit 2014. Ai është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe në vitin 2017 ka qene kandidat për deputet, konkretisht i 6 në listë në qarkun Vlorë.