Erisa Xhixho: Kryeministri mashtroi banorët, ata janë në të drejtën e tyre

Diel, 25 November 2018 20:21

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho së bashku me deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi dhe  Nora Malaj kanë morën pjesë në protestën e radhës nga banorët e Astirit. Në një prononcim për mediat u shpreh se Kryeministri nuk pranon të dialogojë dhe se projekti i “Unazës së Re” fsheh një vjedhje galoponte.

Xhixho u shpreh se do të vazhdojnë të jenë çdo ditë aty në mbështetje të qytetarëve. “Ne do të vazhdojmë çdo ditë të jemi këtu pranë qytetarëve. Nëse ky nuk e respekton shtetin ligjor, të largohet andej nga erdhi në Francë.” –tha Nënkryetarja e LSI-së.

Prononcimi i plotë:

Ne padyshim si LSI do të ishim këtu sot, në mbështetje të banorëve, të cilët kërkojnë vetëm një gjë. Që gjithë ky proces të shkojë në shinat e ligjit, që shtëpitë e tyre të ndërtuara me djersë dhe me sakrificë, absolutisht mos të prishen, por ashtu siç parashikon ligji. Të gjithë të barabartë përpara ligjit, të shpronësohen në mënyrë të drejtë. Të bëhet pagesa përpara se të prishet çdo lloj shtëpie, ashtu siç e parashikon ligji. Dhe padyshim dënojmë shumë fort aktet e dhunës që u kryen përpara Parlamentit ndaj protestuesve. Sot ka pasur një seancë gjyqësore, ku nga 12 protestues 10 u lanë të lirë, padyshim do liheshin të lirë. Në çdo vend të botës protestohet so, në mënyra të ndryshme. Dhe jo më në Shqipëri që aspirojmë të jemi vend kandidat për Bashkimin Europian. Një qeveri e tërë, që krijon një propagandë që të trysnojë qytetarët me forma nga më të ndryshmet, që ata të mos protestojnë, sepse këtu nuk mund të protestohet. Sepse këtu kemi një kryeministër që i ka të gjitha. Nuk denjon prej 2-3 javësh të sqarojë këta banorë. Dhe u desh përballja para Parlamentit, vëllezërit me njëri-tjetrin, se dhe ata policë janë bij nënash, u desh ajo përballje që gjithë instancat qeveritare, të viheshin në lëvizje dhe të vazhdonin propagandën e tyre të mëtejshme. Këta banorë janë më të vendosur se kurrë. Ne gjithmonë e kemi thënë që jemi në mbështetje të qytetarëve, për çështjen e tyre të drejtë edhe që çdo gjë të funksionojë sipas shtetit ligjor, atë që aspirojmë të gjithë ne.

Nuk mundet më ne brezi i viteve 90 apo më tej, të lindur e të rritur në demokraci të pranojmë që një kryeministër të trysnojë dhe mos të dojë të bëjë protesta deh të thotë që nuk është kjo mënyra e zgjidhjes. Në 2013 e ka premtuar këtu para të gjithëve që shtëpitë nuk prishen se janë të bëra me gjak  edhe djersë, se ashtu janë bërë. Dhe ky kryeministër i cili nuk pranon dialog, i bën bllok çdo institucion që këta protestues të bisedojnë dhe të sqarohen për hapat e mëtejshme, sepse të gjithë janë pro rrugës dhe pro projektit infrastrukturor, pavarësisht se ai projekt fsheh një vjedhje galoponte që do ndodh në këtë rrugë. Dhe që padyshim ne nuk do ta lejojmë, prandaj i bëj thirrje dhe Prokurorisë të bëjë një hetim të menjëhershëm qoftë për gjithë mënyrën e tenderimit të kësaj rruge. Qoftë për dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve, atyre nënave e grave dhe ju e patë dëshminë shumë qartë sesi dy prindër apelonin për lirim sepse fëmija e tyre kishte shkuar në shtëpi dhe nuk i kishte gjetur. Faleminderit medias që e ka pasqyruar, edhe dëshminë  e tyre rrënqethëse. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të jemi këtu pranë qytetarëve. Nëse ky kryeministër nuk e respekton shtetin ligjor, të largohet andej nga erdhi në Francë. Atje ku i patë shumë mirë protestat, sesi protestonin qytetarët në Francë dhe në gjithë Europën sepse protestat vetëm e shëndoshin demokracinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...